Sport

Zyrtare: Igor Tudor shkarkohet nga Juventusi, drejtimin e përkohshëm e merr Massimo Brambilla

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Klubi bardhezi ka njoftuar zyrtarisht përmes një deklarate për mediat se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun kroat, së bashku me gjithë stafin e tij teknik.

Vendimi i fortë i drejtuesve vjen pas ecurisë tepër të dobët të “Zonjës së Vjetër” në javët e fundit. Humbja ndaj Lazios ishte e treta radhazi për Juventusin, ndërsa skuadra nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit.

Përkohësisht, stolin do ta drejtojë Massimo Brambilla, trajneri i skuadrës Next Gen, i cili do të udhëheqë ekipin në ndeshjen e ardhshme kundër Udineses.

Në Torino tashmë kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri. Emri më i përfolur është ai i Luciano Spallettit, ish-trajnerit të kombëtares italiane dhe kampionit të Italisë me Napolin. Në listë përmenden gjithashtu edhe Roberto Mancini, si dhe emra nga jashtë Italisë si Edin Terzic, Xavi dhe Gareth Southgate.

Juventusi pritet të marrë një vendim përfundimtar në ditët në vijim, teksa synon të rikthehet sa më shpejt në garën për objektivat sezonalë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button