KryesoreLajme

Manual për diasporën, si të votoni kur iu vjen zarfi: Fleta ‘blindohet’ në 3 zarfe, s’duhet asnjë shënim! Emigranti telefonon korrierin, e merr zarfin në banesë

Është çështje ore që votuesit e parë në diasporë të kenë në dorë zarfin zgjedhor. Report TV ju sjell një material shpjegues se si duhet të veproni, që fleta juaj e votimit të mos dalë e pavlefshme. Duhet të keni kujdes që të mos bëni shënime as mbi zarfet e votimit.
Hapeni zarfin plastik të postës me kujdes. Brenda saj do të gjeni:

1.Një zarf tjetër për kthimin e votës

2.Një manual se si duhet të veproni.
3.Një numërator me kontaktet e postës në të gjitha shtetet

4.Zarfin B i cili ka një kod që tregon se kush jeni ju.

5.Brenda zarfit B do të gjeni zarfin A i cili nuk ka asnjë të dhënë personale dhe është e njëjtë për të gjithë.

6.Brenda në zarfin A, është fleta e votimit.

Në këtë rast, ne kemi mundësi të bëjmë maksimumi 2 zgjedhje:

1.Të votojmë një parti/koalicion

2.Të votojmë vetëm një kandidat

3.Ne mund t’i bëjmë të dyja njëkohësish, por kandidati duhet të jetë i së njëjtës parti (brenda të njëjtës shtyllë).

Nuk mund të votojmë një parti A dhe një kandidat të një partie tjetër B.

Pasi plotësoni fletën e votimit, kryeni këto veprime:

1.Paloseni fletën

2.Futni vetëm fletën e votimit brenda zarfit A dhe mbylleni zarfin A me kujdes.

3.Zarfin A futeni brenda në zarfin B dhe mbylleni edhe atë mirë me ngjitës.

4.Mos bëni asnjë shënim mbi zarfe dhe as mos fusni gjë tjetër në to.

5.Zarfin B të mbyllur mirë futeni brenda zarfit të verdhë plastik për kthimin që jua ka sjellë në KQZ.

6.Nuk ka nevojë të shkruani adresën e KQZ mbi zarfin plastik, pasi ai është i shkruar paraprakisht.

7.Ngiteni mirë edhe pakon postare.

8.Mos shkoni në postë, por telefononi korrierin t’jua marrë në shtëpi.

9.Numrin e postës DHL për shtetin tuaj, do ta gjeni në numëratorin që jua ka sjellë KQZ bashkë me dokumentet e tjera.

10. Korrieri do të vijë në shtëpi në një orar të dakordësuar me ju.

Këshillohet që këto veprime t’i kryeni brenda 3 ditësh nga marrja e zarfit, pasi eleminohen vonesat. Çdo zarf që vjen në Shqipëri pas orës 19 të datës 11 maj, nuk numërohet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button