Sport
Ndërron jetë Mentor Sopjani, ish-gjyqtar dhe vëzhgues pranë FSHF-së, në moshën 54 vjeçare

Mentor Sopjani, ish-gjyqtar dhe vëzhgues pranë FSHF-së, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Lajmi i trishtë ka shokuar komunitetin e futbollit shqiptar, pasi Sopjani po kalonte një moment kritik shëndetësor. Ai kishte luftuar për një kohë të gjatë me probleme të shëndetit, më së shumti të lidhura me mushkëritë.
Mentor Sopjani do të mbetet një figurë e paharruar në historinë e futbollit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të shquar si gjyqtar dhe vëzhgues i ndeshjeve.