Lajme

Aksident i rëndë në kthesën e Babrrusë, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë disa automjete, dhe raportohet për një person të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut në zonë, i cili është rënduar për shkak të përplasjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button