Sport

Provokime nga tifozët serbë ndaj kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes në Leskovc

Pak orë para ndeshjes së rëndësishme të Shqipërisë kundër Serbisë, tifozët serbë duket se nuk kanë kursyer provokimet ndaj ekipit kombëtar shqiptar.

Përveç heqjes së flamurit shqiptar nga stadiumi, të cilën ata e arsyetuan si një masë për të shmangur incidente, këtë herë ishin tifozët vendas që provokuan kuqezinjtë.

Në Nish, pranë hotelit ku akomodohet ekipi shqiptar, tifozët serbë kanë vendosur parrulla të vogla në rrugë që përfaqësojnë hartën e Kosovës me flamurin serb, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta.

“Një gjest i pahijshëm nga ana e mbështetësve serbë, të cilët vijojnë të mbyllin veshët ndaj thirrjeve të FIFA-s dhe UEFA-s për të larguar politikën nga futbolli”, raporton Top Channel.

Ndeshja e sotme, e cilësuar si “finalja” për kuqezinjtë në këtë fazë eliminatore, pritet të luhet me masa të rrepta sigurie dhe me vëmendje të shtuar ndaj çdo incidenti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button