Sport

Masat maksimale të sigurisë për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, autoritetet serbe kanë shtuar masat e sigurisë për ekipin kombëtar shqiptar. Gazetari i “Top Channel” raporton se në zonën e hotelit ku ndodhet ekipi, asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të hyjë, dhe në çdo pikë kontrolli kërkohet identifikimi dhe karta e dhomës së hotelit.

Për sigurimin e ndeshjes janë angazhuar rreth 5,000 forca policore nga Beogradi, të cilat do të mbajnë rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit. Edhe pse stadiumi lejon deri në 6,000 tifozë, pritet që numri i tyre të mos kalojë 4,000 për të garantuar kontrollin maksimal.

Deri më tani, të pranishëm janë konfirmuar vetëm disa përfaqësues zyrtarë, ndërsa pjesëmarrja e presidentit Vuçiç mbetet për t’u konfirmuar, ndërkohë që kryediplomati Ivica Daçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button