
Sipas Sinos, Bashkia Gjirokastër nuk e ka vënë ujin në zjarr për rrezikun që i kanoset qytetarëve, pasi e drejtuesi i saj e ka mendjen te votat për zgjedhjet e 11 majit, duke lënë në harresë një qytet të tërë.
Sino: PD dega Gjirokastër denoncon, suvatë e rilindjes rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pikërisht në lagjen 18 Shtatori në zonën më të populluar të qytetit dhe pranë shkollës ‘Koto Hoxhi’, ku të gjithë ne si prindër kemi fëmijët tanë, duhet urgjentisht të vendosen tabelat rrezik vdekje. Suvatë e pallatit shkëputen nga lartësia e katit të katërt dhe rrezikojnë jetën e banorëve. Tenderat e famshëm të rilindjes e kanë dhënë efetin e tyre korruptiv. Kryetari i bashkisë Gjirokastër, shoku Flamur Golemi, zero shqetësim për situatën. Ajo që e shqetëson atë është fushata e 11 majit dhe gara e brendshme e tyre, po s’fioi Pirroja, Kumbaro do t’i shkul veshin Golemit. I panikosur nga kjo situatë ai shtron gosti me drejtor, ish drejtor dhe patonazhistë të ngjeshur fort me njëri tjetrin, ku të japin përshtypje sikur rrinë dy veta në një karrige. Pyetja lind ‘Kjo gosti është nga xhepi i tyre personal apo nga taksapaguesit gjirokastrit?’. Nëpërmjet kësaj deklarate i bëjmë thirrje kryebashiakut të marri të gjitha porositë dhe t’i përmbahet betimit që ai ka dhënë. Qytetarët gjirokastrit më datë 11 maj do t’i japin përgjigjen e merituar PS pa program. Ju faleminderit!