KryesoreLajme
Kryesore

‘Kthehuni, mos ia lini Shqipërinë Ramës e krimit’/ Thirrja e Mediut: Është vendi juaj, rikthejini madhështinë më 11 maj!

Kryetari i PR, Fatmir Mediu u ka bërë një thirrje të përzemërt shqiptarëve në diasporë që të mos ia lënë atdheun e tyre, Edi Ramës, krimit dhe korrupsionit. Gjatë fjalës së tij në Breshia të Italisë, ku PD ka nisur fushatën elektorale pas asaj në Tiranë, Mediu tha se vendimi i bashkë-atdhetarëve për t’u larguar nga Shqipëria nuk ishte nga dëshira, më shumë se sa varfëria dhe nevoja për një jetë më të mirë.

Mediu u shpreh se Shqipëria nuk mund të jetë e plotë dhe snuk mund të ndërtohet pa shqiptarët që janë jashtë vendit, të cilët duhet t’i dalin për zot vendit të tyre.

Teksa tha se Rama po u premton pasaportën evropiane, shqiptarëve evropianë, e cilësoi atë mashtrimin e radhës së kryesocialistit dhe tallje për ta.

Edhe pse i shpërndarë në të 4 anët e botës, s’e latë Shqipërinë se dëshët të iknit nga familjet tuaja, e latë nga varfëria dhe pasiguria që u zbeu të ardhmen tuaj. U larguat jo për t’u shkëputur por për të jetuar me dinjitet. Morët me vete një pjesë të Shqipërisë duke e mbajtur me dashurie  respekt kur u larguat, ikët mes lotëve e nënave tuaj, në çdo telefonatë i dhatë gëzim e shpresë por edhe mall e brengë, pasi ishit larg tyre.

Ndihmuat pa kursim për të mundur varfërinë. Shqipëria s’mund të jetë e plotë pa të gjithë ju. S’mund të ndërtohet një vend vetëm me ato që mbesin por edhe me bijtë e bijat qëj anë jashtë për ta bërë Shqipërinë madhështore, ashtu siç i takon me dinjitetin e saj. Shqipëria ka nevojë për ju, dijen tuaj, kurajën, përvojën e dashurinë tuaj që s’është shuar kurrë pavarësisht distancës suaj. Qeveria Rama ka larguar në mënyrë të qëllimshme shqiptarët e ndershëm. Vendin tuaj e ka zënë krimi, korrupsioni , pasiguria,  përbuzja, Shqipëria është vend i juaj e s’mund ta lini peng të Ramës, krimit e korrupsionit.

Kemi nevojë të jemi të bashkuar. 11 maji, është zgjedhja e vendimit të diasporës dhe e juaja. Edi Rama premton Evropën, po ju e dini se ç’është Evropa, ju  jeni evropian. Premton pasaportën evropiane për të bërë mashtrimin e  radhës, për t’u tallur me shqiptarët, ne një ëndërr që është e largët, pasi Evropë do të thotë liri, familje, zot, Evropa duhet të kthehet përmes jush më 11 maj, duke votuar për Shqipërinë madhështorë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button