Besnik Dizdari zbulon votat për Topin e Artë 2025: Dembele i pari, Yamal në vendin e tretë

Ousmane Dembele është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2025, duke fituar Topin e Artë pas votimit të gazetarëve ndërkombëtarë.
Sipas Top Channel, gazetari i shquar shqiptar, Besnik Dizdari, i ka ndarë kështu votat e tij:
Dembele – 15 pikë
Palmer – 12 pikë
Yamal – 10 pikë
Mbappe – 8 pikë
Donnarumma – 7 pikë
Neves – 5 pikë
Vitinha – 4 pikë
Kane – 3 pikë
Hakimi – 2 pikë
Gyokeres – 1 pikë
Nga këta dhjetë emra, shtatë u renditën edhe në Top 10 zyrtar të France Football.
Përveç votimit për futbollistin më të mirë, Dizdari dha edhe votat për çmimet e tjera:
Portieri më i mirë – Gianluigi Donnarumma
Klubi më i mirë – Paris Saint-Germain
Trajneri më i mirë – Luis Enrique
Kështu, edhe votat shqiptare shkuan në linjë me fituesit e mëdhenj të mbrëmjes gala të zhvilluar në Paris.



