Sport

Luis Enrique synon Championsin edhe pas fitores historike me PSG-në

Pas një sezoni për mbamendje, ku Paris Saint-Germain fitoi trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori, trajneri i ekipit, Luis Enrique, ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndalet.

Në prag të nisjes së edicionit të ri të Champions League, ku PSG do të përballet me Atalantën, Enrique ka deklaruar synimin e tij për të rikthyer ekipin në majat e futbollit evropian.

“Natyrisht që po, Championsi është objektiv yni. E kemi bërë historinë në sezonin e kaluar, por një klub si ky, me tifozë dhe lojtarë të tillë, gjithmonë synon më shumë. Duam të provojmë përsëri për ta fituar trofeun”, tha ish-trajneri i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, në një intervistë për “Sky Sport”.

Ky deklarim tregon ambicien e spanjollit për ta bërë PSG-në një fuqi të qëndrueshme në Evropë dhe për të mbajtur trofeun më të çmuar të futbollit klubesh në Paris.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button