James Rubin: Christopher Hill nuk ishte miqësor me Hashim Thaçin në Rambuje

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka dëshmuar se diplomati amerikan Christopher Hill nuk e kishte një qëndrim miqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë samitit në Rambuje.
“E dija që Chris Hill do të jepte shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan, madje edhe për senatorin Bob Dole”, tha Rubin.
I pyetur nga gjykatësi Christoph Barthe nga Gjermania nëse Thaçi po fshihej kur erdhi koha për nënshkrimin e marrëveshjes, Rubin tha: “Qëndrimi nuk do të ishte ‘Thaçi është fshehur’, por Hill pyeste ‘pse nuk është këtu ai’ dhe ‘pse sillet si person i rëndësishëm’.”
Rubin shtoi se ishte i vetëdijshëm për ndikimin e Hill në situatë dhe përpiqej të justifikonte mungesën e Thaçit, duke thënë se mund të ishte në bjeshkë ose në rrezik.
Ai gjithashtu deklaroi se Thaçi i kishte thënë se duhej të largohej në male pasi kishte fletarrestim nga Serbia në mars të vitit 1999. Rubin tha se nuk e kishte parë fletarrestimin, por i besonte informacionit që i ishte dhënë.
/REL/



