Sport

Galatasaray tregon interes për Vedat Muriqin, por transferimi duket i pamundur

Skuadra e njohur turke, Galatasaray, ka shfaqur interes për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, në momentet e fundit të merkatos, raporton media turke Fotomaç.

Sipas burimeve, klubi i Stambollit e ka konsideruar Muriqin si një alternativë të tretë për sulmin, pas yjeve të saj, Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, duke synuar të forcojë thellësinë e repartit ofensiv. “Galatasaray është e interesuar për një sulmues që do të jetë rezervë e Osimhen dhe Icardi, dhe ka vendosur të përfshijë Vedat Muriqin si synim”, shkruan Fotomaç.

Megjithatë, një transferim i tillë duket i pamundur në këtë moment, pasi Muriqi sapo ka nënshkruar kontratë me Mallorcan. Klubi turk ka tentuar manovra të fundit për të finalizuar marrëveshjen, por është përballur me kufizime. Merkato në Turqi ka përfunduar mbrëmë në ora 00:00 sipas kohës lokale.

Muriqi shkëlqen me Kosovën
Vedat Muriqi ka treguar formë të lartë me përfaqësuesen e Kosovës. Në ndeshjen e fundit kundër Suedisë, ai shënoi golin e dytë, duke arritur në total 32 gola në 62 ndeshje me kombëtaren. Këto paraqitje të fuqishme e kanë bërë sulmuesin kosovar të kërkuar nga disa klube evropiane, përfshirë edhe Galatasaray.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button