Sport

Bersant Celina shpreson rikthimin te Kosova: “Nuk isha i ftuar, por shpresoj të rikthehem në tetor”

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, ka folur për platformën suedeze “FotbollDirekt”, ku ka komentuar mungesën e tij në listën e fundit të trajnerit Franco Foda dhe fitoren historike të “Dardanëve” ndaj Suedisë.

Celina, i cili aktivizohet në elitën suedeze, konfirmoi se nuk ishte pjesë e grumbullimit të fundit, por shpreson që rikthimi të ndodhë shumë shpejt.
“Nuk isha i ftuar te Kosova së fundmi. Shpresoj të ftohem në tetor”, deklaroi ai.

Mesfushori nuk fshehu emocionet për triumfin e Kosovës kundër Suedisë, fitore që ka rritur entuziazmin dhe besimin te tifozët dardanë.
“Jam shumë i gëzuar për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë”, tha ai.

Megjithatë, Celina mbetet realist sa i përket rrugës së vështirë drejt Botërorit. Sipas tij, çdo gjë është e mundur në futboll, veçanërisht pas një fitoreje të madhe si ajo ndaj skandinavëve.
“Kualifikimi në Botëror nuk është i lehtë, por kurrë nuk i dihet. Do të jetë ndeshje e vështirë ajo kthyese në Suedi, por nëse mund të fitosh një herë, pse të mos fitosh edhe në ndeshjen e dytë”, u shpreh Celina.

Kosova po mban gjallë ëndrrën për një pjesëmarrje historike në Kampionatin Botëror, ndërsa rikthimi i lojtarëve me përvojë si Bersant Celina pritet të jetë një përforcim i madh për ndeshjet vendimtare që e presin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button