Sport

Anglia viziton Serbinë, shqetësim për sjelljet e tifozëve në stadium

Kombëtarja angleze do ta zhvillojë sonte ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 në stadiumin “Maracana” të Beogradit, përballë Serbisë. Para sfidës, ekziston shqetësim se tifozët serbë mund të bëjnë thirrje raciste, një problem i njohur për stadiumet serbe.

FIFA kishte ndëshkuar më parë Federatën Serbe të Futbollit me gjobë dhe e kishte detyruar të mbyllte 15% të kapacitetit të stadiumit për të parandaluar sjelljet raciste. Nëse përsëriten thirrjet diskriminuese, Serbia rrezikon pasoja të rënda nga shtëpia e futbollit botëror.

Federata Serbe ka paralajmëruar tifozët e saj që të sillen mirë dhe të shmangin incidente, ndërsa kapiteni anglez Harry Kane ka deklaruar se në rast të sjelljeve raciste, ekipi i tij do të tërhiqet nga fusha.

Nëse kjo ndodh, Serbia mund ta humbasë ndeshjen me rezultatin 0:3 në tavolinë, gjë që do t’i favorizonte Shqipërinë në grup. Në këtë mënyrë, sfida e vërtetë për vendin e dytë në grup mes serbëve dhe shqiptarëve pritet të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiç”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button