Sport
Shqipëria kërkon tri pikët ndaj Letonisë për të mbajtur gjallë shpresat e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do ta presë sot Letoninë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, duke filluar nga ora 20:45.
Trupa e trajnerit Sylvinho synon me ngulm të sigurojë tri pikët, për të mbajtur gjallë shpresat e pakta për të shkuar në Kupën e Botës, pas një paraqitjeje të zbehtë në miqësoren ndaj Gjibraltarit. Kuqezinjtë gjithashtu kërkojnë ta thyejnë një tabu, pasi nuk kanë fituar në asnjërën nga gjashtë përballjet me letonezët.
Në pesë ndeshjet e fundit, Shqipëria ka shënuar dy fitore (kundër Andorrës), ka barazuar me Letoninë dhe Serbinë, dhe ka humbur nga Anglia. Aktualisht, Kuqezinjtë gjenden në vendin e tretë të grupit me 5 pikë, pas Anglisë me 12 pikë dhe Serbisë me 7.