Sport

Zyrtare: Donnarumma transferohet te Manchester City

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e portierit italian, Gianluigi Donnarumma, nga Paris Saint-Germain.

Sipas njoftimit të klubit anglez, Donnarumma ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2030. Çmimi i transferimit raportohet të jetë rreth 28 milionë euro.

“Manchester City e ka nderin të njoftojë për transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain. Portieri italian, 26 vjeç, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. I gjatë, imponues dhe komandues, me 195 centimetrat e tij, Donnarumma arrin në Etihad i fortë dhe me një eksperiencë të nivelit elitar”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ish-portieri i Milanit është cilësuar prej kohësh si një nga më të mirët në pozitën e tij në futbollin evropian. Ai pati rol kyç në sukseset e PSG-së, përfshirë edhe triumfin në Ligën e Kampionëve, megjithatë gjatë kësaj vere parisienët njoftuan se nuk do të llogarisin më në shërbimet e tij, për shkak të planeve të tjera të trajnerit Luis Enrique.

Me këtë transferim, kampionët e Premier Ligës sigurojnë një portier të nivelit botëror për vitet e ardhshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button