KryesoreLajme
Kryesore

Isuf Çelaj: Sqarim për hokatarin Shalsi për ato që tha në hapjen e festivalit të turbo-tallavasë

Deputeti demokrat Isuf Çela ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të Eduart Shalsit në hapjen e fushatës së PS në Sheshin Skënderbej. Ai e quajti aktivitetin “festival turbo-tallavaje” dhe deklaratat e Shalsit “të pavërteta”.

Sipas Çelës, furnizimi me ujë i fshatrave të njësive administrative Tropojë(fshat), përfshirë edhe Viçidolin, është bërë nga burimi “Perlinat e Bardha” dhe është financuar nga Bashkia Tropojë në vitin 2016, kur drejtohej nga PD.

Ai theksoi se rrjeti shpërndarës u financua pjesërisht nga bashkia dhe pjesërisht nga një marrëveshje e PD me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Gjermane. Çela shtoi gjithashtu se edhe ujësjellësi i Valbonës është projekt i nisur nga qeverisja demokratike. Ai përfundoi postimin me thirrjen për të votuar numrin 1 në zgjedhje.

 

 

Postimi i plotë:

#Sqarim për hokatarin Shalsi lidhur me ato që ai tha sot në hapjen e festivalit të turbo-tallavasë në Sheshin Skenderbej.Megjithëse nuk është hera e parë që ai nuk thotë të vertetën.
#Furnizimi me ujë i fshatrave të njësive administrative Tropojë (fshat), ku përfshihet dhe Viçidoli, është bërë nga burimi i ujit “PERLINAT E BARDHA”. Depoja e grumbullimit të ujit dhe pjesa kryesore e rrjetit furnizues është financuar nga të ardhurat e Bashkisë Tropojë në vitin 2016, vit ky kur Bashkia drejtohej nga Partia Demokratike. Bashkia Tropojë,  me një marrëveshje të berë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën  Gjermane (KFV), ka rënë dakord për të financuar rrjetin shprëndarës të ujit nëpër fshatra, duke financuar 20% të këtij  fondi  nga të ardhurat e veta.
Sqarojmë se, nën qeverisjen e PD u financua gjithashtu edhe ujësjellësi i Valbones, i cili furnizon qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat e Njësive Administrative Margegaj dhe Bujan. Pra, zbatimi i projektit për furnizim me ujë të fshatrave të njësive administrative Tropojë (fshat), ku përfshihet dhe fshati Viçidol, është vazhdim i marrëveshjes së hartuar nga qeveria e PD me Kryeministër Sali Berishen, pavarësisht se, një pjesë e kësaj marrëveshje u zbatua në kohën e qeverisjes socialiste.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button