Sport
Xhaka dhe Jashari të ftuar nga Zvicra për ndeshjet e shtatorit

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit në kualifikimet e Botërorit 2026. Në listë janë edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, të cilët do të përballen me Kombëtaren e Kosovës më 5 shtator në Basel.
Pas kësaj, Zvicra do të luajë me Slloveninë më 8 shtator. Kapiteni Xhaka dhe Jashari, i cili sapo u transferua tek Milani, synojnë të japin kontributin e tyre për të siguruar kualifikimin në Botërorin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Meksikë.
Kjo do të jetë përballja e katërt mes Zvicrës dhe Kosovës, pas tre barazimeve të mëparshme.