Sport
Sonte dy ekipe shqiptare në sfidat ndërkombëtare

Sonte në fushën e blertë zbresin dy ekipe shqiptare që mbeten ende në garë në arenën ndërkombëtare.
Shkëndija do të përballet me Ludogoretsin, në kërkim të kualifikimit historik në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Ekipi nga Tetova fitoi ndeshjen e parë të “play-off”-it në Shkup 2:1 dhe synon të ruajë këtë rezultat në Bullgari. Ndeshja nis në orën 19:30.
Ndërkaq, Dinamo City do të tentojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës, ku u mposht 3:0 nga Jagiellonia Bialystok. Sfida duket e vështirë për ekipin e trajnerit Ilir Daja, por futbollit nuk i dihet kurrë.