Sport

Busquets lë të hapur pensionimin, surprizon edhe Messin para Clásico del Sol

Derisa Inter Miami po përgatitet për përballjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Orlando City, vëmendjen e ka marrë Sergio Busquets me një deklaratë befasuese për të ardhmen e tij.

Mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit me klubin nga Florida skadon në dhjetor, ka pranuar se karriera e tij po i afrohet fundit dhe se pensionimi nga futbolli profesionist është më afër se vazhdimi.

“Kur u largova nga Barcelona, e dija se nuk do të kthehesha më në Spanjë apo Evropë. Jam në një moshë të shtyrë, shumë më afër pensionimit sesa vazhdimit të lojës,” tha 37-vjeçari.

Ai shtoi se ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për kontratën e tij dhe as për ndonjë ceremoni lamtumire.

Përkundër moshës, Busquets ka sjellë stabilitet në mesfushën e Inter Miamit, ndërsa klubi dhe Lionel Messi do të donin ta shihnin kapitenin e dikurshëm të Barcelonës të qëndronte të paktën edhe një sezon tjetër në Florida.

Tani, mbetet të shihet nëse “mozgu” i mesfushës do të vendosë të vazhdojë aventurën amerikane, apo t’i japë fund një karriere brilante që e ka bërë njërin prej mesfushorëve më të mirë defanzivë të shekullit 21.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button