Bota

Koreja e Jugut ndalon përdorimin e telefonave në shkolla nga marsi 2026

Koreja e Jugut ka miratuar një projektligj që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente gjatë orarit të mësimit në shkolla. Vendimi, i cili do të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm shkollor në mars 2026, është pjesë e një përpjekjeje dypartiake për të frenuar varësinë e fëmijëve dhe adoleshentëve nga teknologjia.

Autoritetet arsyetojnë se përdorimi i telefonave po ndikon negativisht në performancën akademike të nxënësve, si dhe po u merr kohën që mund të shfrytëzohej për studim. Me këtë ligj, Koreja e Jugut i bashkohet vendeve të tjera që tashmë kanë vendosur kufizime të ngjashme për pajisjet inteligjente në shkolla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button