Lajme
Spahiu: Administratës i mungojnë profesionistët dhe punëtorët e ndershëm, ata që duhet të ishin kanë emigruar
Kandidat i për deputet i PD-ASHM për Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, theksoi se administratës shtetërore i mungojnë shumë profesionistë dhe punëtorë të ndershëm, pasi sipas tij, të gjithë këta njerëz që duhet të ishin aty kanë emigruar jashtë vendit.

Ai tha se 12 maji do të jetë dita e fitores për të gjithë qytetarët dibranë pasi sipas tij emigrantët do të rikthehen në vend dhe nuk do të jenë larg familjarëve të tyre.
“E nisëm ‘pak’ me Isën në Magione (Ismet Krosi nga Pesjaka, vendlindja ime) por lajmi bën të vetën, u mblodhëm shumë më tepër. Janë larg, jetojnë mirë, por malli për vendin, për Dibrën, është një ndjesi më vete. 12 Maji është dita që do të na mbledhë të gjithëve bashkë, në Shqipëri të gjithë për të festuar, shumë për t’u rikthyer në vendin e vet. Si investitorë, punëtorë, mësues apo punonjës të një administrate të ndershme dhe profesionale, me një qëllim të përbashkët. Të bëjmë më të mirën për familjen dhe vendin tonë.” shkroi Spahiu në postimin e tij në Facebook.
E nisëm “pak” me Isën në Magione (Ismet Krosi nga Pesjaka, vendlindja ime) por lajmi bën të vetën – u mblodhëm shumë më tepër.
Janë larg, jetojnë mirë, por malli për vendin, për Dibrën, është një ndjesi më vete.
12 Maji është dita që do të na mbledhë të gjithëve bashkë, në Shqipëri – të gjithë për të festuar, shumë për t’u rikthyer në vendin e vet.
Si investitorë, punëtorë, mësues apo punonjës të një administrate të ndershme dhe profesionale, me një qëllim të përbashkët:
Të bëjmë më të mirën për familjen dhe vendin tonë.


All reactions:
36