Lewandowski rikthehet, de Jong mungon në ndeshjen e Barcelonës ndaj Levantes

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e së shtunës ndaj Levantes, e vlefshme për javën e dytë të La Ligës.
Lajmi më i mirë për katalanasit është rikthimi i Robert Lewandowskit, i cili ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor pas dëmtimit që e mbajti jashtë në sfidën e kaluar kundër Mallorcas. Sulmuesi polak ka përfunduar me sukses programin e stërvitjes dhe pritet të përfshihet në formacionin e Flick.
Megjithatë, jo gjithçka është pozitive për Barcelonën. Frenkie de Jong nuk do të udhëtojë me ekipin, pasi është larguar nga stërvitjet për të qenë pranë familjes pas lindjes së fëmijës së tij të dytë.
Gjithashtu, skuadra blaugrana nuk do të ketë në dispozicion Gerard Martin, Wojciech Szczesny dhe Roony Bardghji, të cilët ende nuk janë regjistruar nga La Liga. Pavarësisht përpjekjeve, Barcelona nuk arriti të finalizojë regjistrimin e tyre në kohë.
Në mungesë të de Jong, pritet që Gavi të startojë nga minuta e parë, duke shënuar paraqitjen e tij të parë si titullar këtë sezon.
Barcelona synon fitoren ndaj Levantes për të marrë tre pikët e para në kampionat, ndërsa Flick shpreson që de Jong të rikthehet javën e ardhshme kundër Rayo Vallecanos në Madrid. Po ashtu, deri atëherë pritet të zgjidhet edhe çështja e regjistrimit të Gerard Martinit.