Sport

Hansi Flick: “Nuk do të lëmë të largohen lojtarët e rinj, na duhen të gjithë”

Barcelona përballet me sfida financiare, por trajneri Hansi Flick ka dërguar një mesazh të qartë: lojtarët e rinj si Marc Casado dhe Fermin Lopez nuk do të largohen nga klubi.

Gjatë verës, Fermin Lopez u përfol për një transferim të mundshëm, ndërsa së fundmi edhe Marc Casado u lidh me një largim për të ndihmuar klubin të menaxhojë kufirin e pagave. Interesim për mesfushorin spanjoll kanë shfaqur klubet si West Ham, Wolves dhe Girona. Por Flick e bëri të qartë se nuk e sheh largimin e tyre si një opsion.

“Kam folur me të, por nuk mendoj se ai dëshiron të largohet. Edhe unë dua që ai të qëndrojë këtu, sepse do të jetë një sezon i vështirë. Na duhet çdo lojtar. Ai na jep shumë siguri në skuadër,” tha Flick për Casado-n.

Edhe për Fermin Lopez, gjermani ishte i prerë: “Nuk dua të humbas asnjë lojtar tani. Fermin po bën shumë mirë që nga sezoni i kaluar dhe jam i lumtur me të. Dua t’i mbaj të gjithë këtu, sepse jemi të kënaqur me opsionet që kemi.”

Megjithatë, Barcelona vazhdon të përballet me probleme serioze financiare. Klubi nuk ka arritur të regjistrojë Gerard Martin, Roony Bardghji dhe Wojciech Szczesny për këtë sezon, ndërsa priten lëvizje të tjera me largime për të respektuar rregullat e La Ligës.

Shpresa për stabilizim financiar përmes marrëveshjes së qirasë së vendeve VIP po venitet, duke e lënë Barcelonën në një situatë të ndërlikuar para startit të sezonit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button