Mirlind Daku viktimë e fyerjeve nga tifozët e Zenit, Rubin Kazan gjobitet me 213 euro

Futbollisti kosovar Mirlind Daku u bë objektiv i fyerjeve nga tifozët e Zenit St. Petersburg gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë, ku Rubin Kazan vizitoi Shën Petersburgin më 12 gusht.
Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit vendosi që ta gjobisë klubin e Zenitit me një shumë modeste prej 213 eurosh.
Ironikisht, Daku ishte pranë transferimit te Zeniti këtë verë, por lëvizja dështoi dhe sulmuesi gjilanas mbeti te Rubin Kazan. Tifozët e Zenitit, të njohur për qëndrimet pro-serbe, shfaqën urrejtjen e tyre ndaj futbollistit shqiptar.
Pavarësisht kësaj, Daku po shkëlqen në futbollin rus, duke realizuar 5 gola në 7 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Përveç interesimit nga Turqia, futbollisti ka vendosur të qëndrojë në Kazan, ku së fundmi rinovoi kontratën me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës.