Policia ndëshkon dy shoferë të rinj për gara shpejtësie

Policia në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë të rinj që po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar sigurinë publike në rrugën “Driton Islami”.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45. Të dy shoferët janë 19 vjeç dhe po vozisnin vetura me targa të huaja.
Shoferi L.Q., me veturë BMË, është ndëshkuar me një gjobë prej 1000 eurosh për pjesëmarrje në garë shpejtësie. Ndërsa shoferi tjetër, Y.T., gjithashtu 19 vjeç dhe me veturë BMË me targa të huaja, është dënuar me:
Gjobë prej 500 eurosh,
Ndalim për të drejtuar automjet në Kosovë për 12 muaj,
Gjobë shtesë prej 500 eurosh dhe ndalim drejtimi për 6 muaj, për shkak të një mase të mëhershme,
Konfiskim i automjetit.
Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor për të shmangur rreziqet ndaj jetës së pjesëmarrësve në trafik.