Lajme

Vishaj: Gjykata Kushtetuese e intimiduar nga SPAK! Gazetarëve po i hiqet e drejta e fjalës

Avokati Saimir Vishaj, u shpreh se Gjykata Kushtetuese është e ‘intimiduar’ nga prokurorët e SPAK.

Duke u ndalur te rasti i gazetarit Elton Qyno, Vishaj theksoi se pushteti gjyqësor është i kontrolluar nga qeveria dhe një gjë e tillë është negative për vendin, pasi ndikon në heqjen e fjalës së lirë.

Dua të them diçka ajo që na shqetëson neve si avokat në këtë çështje është legjitimiteti Gjykata Kushtetuese SPAK-u. Nuk mundet mundet SPAK-u të legjitimitojë sepse nuk është e parashikuara në kushtetutës e Republikës së Shqipërisë, që një njësi e posaçme të marri pjesë deri në këtë shkallë që nuk është pjesë e pushteti gjyqësor. Gjykata Kushtetuese nuk është as pjesë e shkallës së parë dhe as pjesë e pushtetit gjyqësor, që mund të legjitimojë këdo që janë cilësuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Mbron të drejtën e fjalës të drejtën e të burgosurve. Nuk mundesh ti si SPAK të çosh dy përfaqësues, kur ti ke marrë në hetim dhe e ke vëzhguar personin në hetim një anëtar të gjykatës kushtetuese këtu kjo lojë e ndërpret. Ne po mundohemi që SPAK të kanalizohet deri në Gjykatën e Apelit dhe gjykatën e lartë edhe pse ne e kemi kthyer vetëm në pushtet gjyqësor është e tepërt. Kurse Gjykata Kushtetuese ka tjetër kategori duhet të jetë mbi të gjitha palët mbi dhe qeverinë, mbi prokurorinë mbi të gjithë gjyqtarët. Po tetë veta që ata janë aty dhe ti e ke intimiduar duke vëzhguar hetuar dhe çfarë presin ne prej një Gjykate Kushtetuese, kur vetë gazetarëve i mbyllet goja. Sa gazetarë janë sot që kanë të drejtën e fjalëve sot?”, tha Vishaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button