Xama: E çuditshme që prokurorët e SPAK-ut nuk e dalluan grupin kriminal të Veliajt
Gazetarja Ola Xama duke komentuar vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi se Veliaj, Xoxa dhe biznesmeni Elman Abule kanë krijuar një grup kriminal, u shpreh se i dukej e çuditshme që vetëm prokurorët e SPAK nuk e kanë dalluar këtë.

“Gjykatësi ka evidentuar sepse me ndryshimet e procedurës, edhe gjykatësi duhet të shohë nëse rruga e hetimeve është bërë në mënyrë të barabartë dhe ezauruese. Konstaton se aty janë tre persona, për t’u quajtur grup kriminal. Ka patur qëllim përfitimin, vepra është kryer në mënyrë të përsëritur dhe në kohë, ndaj i evidenton. Mirë është të mos ndodhemi para rastit analog të zotit Beqja.
Në seancën paraprake, prokurori nuk shkoi me këtë akuzë dhe gjykatësi paraprak mori vendimin që të jetë. Kjo është masë rënduese për të pandehurin. Kur gjykata pasi përfundojnë hetimet thotë heto sërish, zgjaten afatet e paraburgimit. Më duket e çuditshme çështja që shumë prokurorë të SPAK, konstatohet nga gjykata grupi i strukturuar kriminal dhe vetëm prokurorët e SPAK nuk e dallojnë. Flasim këtu për gjykatës me integritet”
Flasim për rastin e zotit Beqja, nga gjykatësi Erion Bani, dosja “5D” nga Florian Kalaja. Po kështu edhe inceneratori i Tiranës. Ndërkohë shohim raste që janë emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme dhe për ata është grup kriminal”- tha Xama në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.