Sport

Drenica prezanton 12 përforcime për sezonin e ri në Superligë

Klubi i futbollit Drenica ka qenë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, duke bërë plot 12 përforcime në prag të rikthimit në Superligën e Kosovës.

Pas një sezoni në Ligën e Parë, ku u sigurua rikthimi në elitën e futbollit kosovar, klubi kuqezi ka vendosur të forcojë radhët, duke pasur parasysh konkurrencën e lartë dhe sfidat më të mëdha në Superligë.

Sipas klubit, kryesia e re dhe trajneri Bylbyl Sokoli kanë identifikuar pozitat ku duhej ndërhyrë, duke sjellë lojtarë vendorë dhe të huaj për të rritur cilësinë e skuadrës.

“Familja e FC Drenica rritet! Këta djem bashkohen në FC Drenica për një sezon plot ambicie, energji dhe fitore! Shihemi në stadium të dielën. Tifozë KUQEZI, me ju në tribuna dhe këta djem, çdo duel është fitore!”, shkroi klubi në rrjetet sociale.

Skuadra nga Skenderaji tashmë po përgatitet për startin e sezonit të ri, duke synuar paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive në elitën e futbollit kosovar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button