KryesoreLajme

‘Plas’ në PS/ Mimi Kodheli: Ka përplasje të brendshme mes kandidatëve

Kandidatja për deputete nga PS-ja për zgjedhjet e 11 majit, Mimi Kodheli, ka pranuar se brenda socialisteve ka përplasje dhe se kjo gjë është e pashmangshme.

E ftuar në A2, Kodheli, e cila gjendet në listën e hapur të PS-së për qarkun e Tiranës, ka deklaruar se përplasja mes socialistëve nuk po i bën mirë kësaj force politike.

Kodheli: Kemi filluar më përpara se zakonisht. E mira është se mbërrin në më shumë dyer familjesh të përçosh mesazhin. E “keqja” është se ndonjëherë njerëzit vihen në presion. Çdo fushatë ka veçoritë e veta dhe është e ndryshme

 

Edhe para 4 viteve kam qenë në listën e hapur ku duhej thyer herësi, kështu që nuk jam në nxemje, por në një stërvitje të gjatë. Kam garuar në mazhoritar, po ashtu dhe kam eksperienca të ndryshme. Kjo e sotmja duhej të ishte fokusuar te projekti i madh i PS-së. Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve. Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button