Kosova

Kusari-Lila: Ekonomia qarkore, mundësi për zhvillimin e industrisë së Kosovës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se ekonomia qarkore është mundësi për ta bërë industrinë e Kosovës më konkurruese, më inovative dhe më të qëndrueshme, duke e lidhur zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në edicionin e dytë të “Western Balkans Circular Economy Expo 2026”, me ftesë të drejtoreshës së CDF-së, Nermin Mahmuti, dhe Urim Xharavinës nga Rilindja e Gjelbër.

Në këtë ngjarje, sipas saj, morën pjesë edhe ministrja Fitore Pacolli, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, si dhe përfaqësues të institucioneve, bizneseve, akademisë dhe organizatave zhvillimore nga Kosova dhe rajoni.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button