KryesoreLajme

Rama në Izrael: Palestinezët e Hamasit janë nazistë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael, ku u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti Isaac Herzog. Gjatë kësaj vizite, Rama mbajti një fjalim në të cilin e cilësoi lëvizjen e palestinezëve (Hamas) si “nazistët e shekullit të ri”.

Ai theksoi mbështetjen e Shqipërisë për një zgjidhje me dy shtete, por sipas tij kjo gjë nuk është e mundur dhe e përjashtoi mundësinë e dialogut me Hamasin.

Gjithashtu, Rama përmendi rolin historik të Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e përdori këtë trashëgimi për të forcuar qëndrimin e tij aktual në politikën ndërkombëtare. Presidenti Herzog e përgëzoi Shqipërinë për këtë qëndrim historik.

 

Pjesë nga deklarata e Ramës:

 

Siç e kam thënë edhe më parë, dhe dua ta përsëris tani, Shqipëria gjithmonë ka qenë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim dhe në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty, dhe ndryshe nga sa kanë tentuar të thonë të tjerët, Hamasi nuk është një lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.

 

Historia na ka mësuar se nuk ka paqe me nazistët, nuk ka kompromis me nazistët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button