Sport

Prishtina në kërkim të një rezultati pozitiv sonte në Ligën e Evropës

Pas një kohe pritjeje, FC Prishtina rikthehet në arenën ndërkombëtare, duke nisur aventurën e saj në Ligën e Evropës. Bardhekaltrit do të përballen sonte me kampionët moldavë, Sheriff Tiraspol, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të garës prestigjioze.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Sheriff Arena” të Tiraspolit, duke filluar nga ora 19:00.

Skuadra nga kryeqyteti është përgatitur intensivisht gjatë javëve të fundit nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaqi, i cili ka shprehur besim në grupin e tij.

“Shoh motiv të madh te lojtarët që ta bëjmë të pamundurën dhe të kthehemi të pamposhtur nga kjo ndeshje,” ka deklaruar Thaqi para sfidës.

Edhe pse përballja me Sheriffin nuk pritet të jetë e lehtë, kryeqytetasit synojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv në Moldavi, për të pasur një shans më të mirë në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button