Sport

Insigne gati për rikthim në Serie A: Synon ribashkimin me Sarrin te Lazio pas shtatorit

Lorenzo Insigne është në prag të një rikthimi të bujshëm në Serie A, me një dëshirë të madhe për t’u ribashkuar me trajnerin e tij të dikurshëm te Napoli, Maurizio Sarri, këtë herë te Lazio. Sipas raportimeve nga “Football Italia”, sulmuesi italian ka pasur kontakte me Sarrin dhe të dy janë të etur për një bashkëpunim të dytë pas sukseseve që patën në të kaluarën.

Insigne, tashmë 34 vjeç, është një lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Toronto FC, ku nuk arriti të tregonte formën që e karakterizonte në Itali. Në periudhën e tij me Napolin nën drejtimin e Sarrit, ai luajti 139 ndeshje, duke shënuar 47 gola dhe dhënë 34 asistime – statistika që dëshmojnë lidhjen e fortë dhe të suksesshme mes dyshes.

Pavarësisht interesimit nga skuadra të tjera si Udinese, Parma dhe një interes më të lehtë nga Fiorentina, Insigne e ka bërë të qartë se preferenca e tij është Lazio, vetëm që kjo lëvizje duhet të presë.

Klubi nga kryeqyteti ndodhet aktualisht nën embargo transferimesh për shkak të shkeljes së rregullave financiare dhe nuk mund të regjistrojë as lojtarë të lirë deri në janar. Megjithatë, nëse situata financiare përmirësohet deri në shtator, ekziston mundësia që bllokada të zhbllokohet më herët.

Në këto kushte, Insigne është i gatshëm të presë disa muaj për të realizuar rikthimin e tij në Itali dhe për të veshur fanellën e bardhekaltërve nën urdhrat e Sarrit. Një ribashkim që premton të rikthejë magjinë e viteve të arta te Napoli.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button