Lajme

Ftesë e veçantë nga Shqipëria: Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pranon ftesën për të vizituar Tiranën

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka njoftuar me entuziazëm se ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për një vizitë në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një fotografi me Rubion, Bushati thekson se ftesa është pranuar me kënaqësi dhe se vizita do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ambasadori përshkruan Shqipërinë si një “mrekulli të diplomacisë amerikane”, duke nënvizuar transformimin e jashtëzakonshëm të vendit nga një rajon i izoluar, që dikur krahasohej me Koreja e Veriut, në një prej vendeve më pro-amerikane në botë.

Ky zhvillim është një sinjal i rëndësishëm i bashkëpunimit të ngushtë dhe perspektivës pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ndërsa Shqipëria konsolidohet si një aleat strategjik në rajonin e Ballkanit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button