Lajme

Belind Këlliçi denoncon skandalin e votave të diasporës në Greqi: “Edi Rama tejkaloi edhe udhëheqësit totalitarë”

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas skandalit të votave të diasporës shqiptare në Greqi. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri me manipulimin dhe vjedhjen e votave.

Në një postim në Facebook, Këlliçi e quajti këtë ngjarje “çmenduri të paparë” dhe “masakër” të votave, duke theksuar se në qarkun e Tiranës janë numëruar 1033 vota më shumë se zarfa, një shkelje flagrante që sipas tij nuk e ka bërë asnjë udhëheqës totalitar në botë.

“Skandali i votave të diasporës është kaq flagrante sa skuq edhe Kim Jong Un-in apo Lukashenko-n”, shkruan Këlliçi, duke paralajmëruar se Partia Demokratike do të vazhdojë me denoncimin dhe zbardhjen e çdo vjedhjeje të kryer nga “makineria e pushtetit”.

Ai premtoi gjithashtu se kjo “maskaradë dhe farsë” nuk do të mbarojë me kaq, duke paralajmëruar një hetim të thelluar me fakte dhe prova për të çmontuar manipulimet.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button