Lajme
2000 dollarë ora/ Veliaj shqetësohet në burg: Pse është bërë publike kontrata, fol içik me Fatmirin
Në komunikimet e përgjuara të Erjon Veliajt brenda ambienteve të paraburgimit të Durrësit ai flet me të vëllain në lidhje me avokatin amerikan.

Në datën 8 Mars 2025 në orën 11:09 minuta Erjoni shqetësohet se pse është bërë publike kontrata me amerikanët, bashkë me shumën prej 2000 eurosh, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.
Ne orën 20:41, Erioni bisedon me Arbrin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e redaktorit.
Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.
Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata, se nuk duhet të përceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund.
Erioni i thotë: ‘Fol naj çik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë’.