Sport

Zyrtare: Zbulohen kandidatët për Topin e Artë 2025 – Yamal, Dembele e Raphinha ndër favoritët

Është publikuar sot lista zyrtare me 30 emrat e kandidatëve për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2025”, që i akordohet futbollistit më të mirë të vitit.

Ndër emrat më të spikatur këtë vit janë Ousmane Dembele, Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët konsiderohen edhe si favoritët kryesorë për ta fituar këtë trofe individual.

Lista përfshin yje nga liga dhe klube të ndryshme, si:

  • Jude Bellingham, Erling Haaland, Harry Kane,
  • Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Robert Lewandowski,
  • Mohamed Salah, Virgil Van Dijk, Declan Rice,
  • Florian Wirtz, Pedri, Lautaro Martinez,
  • Gianluigi Donnarumma, Alexis MacAllister, Cole Palmer,
  • dhe të tjerë si Serhou Guirassy, Desire Doue, Joao Neves, Nuno Mendes, Michael Olise, Fabian Ruiz, Vitinha, etj.

Çmimi i sivjetshëm pritet të jetë ndër më të diskutuarit, pasi nuk ka një dominues absolut dhe konkurenca është e fortë në të gjitha repartet.

Fituesi aktual i Topit të Artë është mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri, i cili e fitoi këtë çmim për vitin 2024 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit pritet të mbahet në muajt e fundit të këtij viti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button