Kosova

Peter Sorensen viziton KFOR-in, bisedon me komandantin Barduani për sigurinë në Kosovë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka realizuar sot një vizitë në selinë e KFOR-it në Kosovë, ku është takuar me Komandantin e këtij misioni, gjeneral-major Enrico Barduani.

Sipas një njoftimi zyrtar nga KFOR, gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ky mision i NATO-s i jep dialogut Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga BE.

Komandanti Barduani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë që janë të përkushtuar për stabilitetin rajonal.

“Kjo vizitë nënvizon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button