Bota

Zvicër: Rritet numri i bujtjeve në hotele, mysafirët e huaj mbajnë peshën kryesore

Zvicra ka regjistruar një rritje të lehtë në numrin e qëndrimeve në hotele gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke konfirmuar prirjen pozitive në sektorin turistik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), në total janë regjistruar 20.4 milionë bujtje, që përbën një rritje prej 1.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mbi gjysma e këtyre qëndrimeve u realizuan nga mysafirë të huaj, duke treguar kështu rolin e rëndësishëm të turizmit ndërkombëtar në industrinë zvicerane të mikpritjes.

Në anën tjetër, qëndrimet nga qytetarët zviceranë kanë pësuar një rënie të lehtë prej 0.3 për qind, krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024.

Pavarësisht këtij reduktimi të brendshëm, sektori hotelier në Zvicër po ecën drejt një viti tjetër rekord, pas një performance të jashtëzakonshme edhe gjatë vitit 2024.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button