Kosova

Zogaj ironizon Kurtin: “Kampisti që flet për qeverisjen në shorce”

Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar me ironi ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në një seminar që po mbahet në Greqi, ku janë mbledhur liderë të vendeve të ndryshme.

Zogaj ka komentuar një fotografi të publikuar nga ky aktivitet, duke e cilësuar Kurtin si “kampist” dhe duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e takimeve që po mbahen aty.

“Kampisti Kurti në një takim me homologët e tij ‘kryeministra’, edhe siç po shihet, aq serioz është ky takim, saqë njerëzit janë me shorce”, ka shkruar ai në Facebook.

Duke e quajtur Kurtin “aventurier”, Zogaj ka shtuar se për pesë vjet ky po qeveris me Kosovën dhe se me gjasë “në këtë kamp, ky garip ju flet njerëzve se sa mirë po qeveris me Kosovën”.

Ky koment vjen në një kohë kur Kurti po përballet me kritika të shumta për menaxhimin e situatës politike dhe përfshirjen në aktivitete ndërkombëtare, të cilat nga disa aktorë shihen më shumë si promovim personal sesa si përfitim për vendin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button