KryesoreKulturShow biz
Kryesore

“Zjerm” drejt finales së Eurovision: Mbështetje nga Rama dhe Kurti për Shkodrën Elektronike

Performanca spektakolare gjatë garës parafinale dha rezultatin e saj me një kalim të këngës “Zjerm” dhe Shkodrën Elektronike në finale. Reagon edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shqipëria shkon në finalen e madhe të 17 majit në Eurovision.

Performanca spektakolare gjatë garës parafinale dha rezultatin e saj me një kalim të këngës “Zjerm” dhe Shkodrën Elektronike në finalen e Eurosong.

Kënga fitoi Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në fund të vitit 2024.
Menjëherë pas mbarimit të spektaklit dhe votimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një video-postim të performimit të grupit dhe një mesazh në rrjetin social.

“Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!”, shkruan kryeministri, duke e shoqëruar edhe me disa emoji zjarri e qielli me yje.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një postim në rrjetin social shprehu mbështetjen e tij dhe apeloi për shqiptarët që të votonin për këtë këngë.

“Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”, shkruan Kurti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button