Lajme

Zjarret në Gramsh, 6 fshatra të shkrumbuar – rrezikohen edhe të tjerë

Situata e zjarrit në Gramsh vijon të jetë jashtë kontrollit, ndërsa era e fortë ka përhapur flakët në disa drejtime, duke krijuar vatra të reja në zona të ndryshme.

Në Skënderbegas, flakët kanë përfshirë edhe fshatin e fundit të mbetur, ndërsa deri më tani 6 fshatra janë shkrumbuar totalisht. Fshati i shtatë sapo është përfshirë nga zjarri dhe një tjetër ndodhet shumë pranë rrezikut.

Në njësinë administrative Kodovjat, zjarri është afruar në mënyrë kërcënuese te fshati Posnovisht. Pas tij ndodhen disa fshatra të tjerë, të cilët janë të vendosur zinxhir dhe rrezikohen të preken njëri pas tjetrit nëse flakët nuk ndalohen.

Autoritetet vijojnë punën për shuarjen e zjarreve, por terreni malor dhe kushtet e motit po e bëjnë ndërhyrjen tepër të vështirë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button