Kosova

Zgjedhjet Lokale 2025: Fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta nga 7 shtatori

Në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të nisë gjatë muajit shtator.

KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës për të mundësuar votimin e këtyre qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Procesi i regjistrimit dhe evidentimit do të bëhet në bashkëpunim me institucionet relevante dhe përmes një platforme elektronike që do të jetë aktive në fillim të muajit shtator.

Tre kategoritë kryesore të votuesve me nevoja të veçanta dhe afatet e regjistrimit janë:

🔹 1. Votuesit që nuk mund të dalin nga shtëpia

Përfshihen personat me paaftësi fizike, shëndetësore apo të tjera.

Regjistrimi: 7 shtator – 7 tetor 2025

Mënyra e regjistrimit: përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve.

🔹 2. Votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione

Përfshihen personat në spitale, shtëpi të të moshuarve, qendra të shëndetit mendor, burgje dhe qendra paraburgimi.

Regjistrimi: 15 shtator – 2 tetor 2025

Mund të evidentohen nga institucionet përkatëse ose të regjistrohen individualisht online.

🔹 3. Votuesit në rrethana të veçanta

Përfshihen qytetarët në arrest shtëpiak dhe ata që për arsye sigurie nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre.

Regjistrimi: 7 shtator – 7 tetor 2025

Regjistrimi bëhet përmes platformës elektronike dhe me asistencën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

KQZ fton të gjithë votuesit që i përkasin këtyre kategorive të shfrytëzojnë afatet për regjistrim dhe të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale.

Për më shumë informacione, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të KQZ-së ose të kontaktojnë Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button