KryesoreLajme
Kryesore

Zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në njësinë…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë.

Sipas rezultateve të publikuara, Partia Socialiste ka marrë në këtë njësi 5304 vota, ose 49,03% të votave, ndërsa Partia Demokratike 3498 vota, ose 32,34% të votave.
Ndërkohë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë në këtë njësi 246 vota personale. Meta ndodhet në qeli, pas akuzave për korrupsion të ngritura nga SPAK ndaj tij.

Kujtojmë se kjo njësi dhe Bashkia e Vorës ishin dy zonat në të cilat u zbatua numërimi elektronik i votës.

Pavarësisht se rezultati duhet të dilte pak minuta pas përfundimit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi të shtyjë publikimin e këtij rezultati me kërkesë të opozitës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button