Kryesore

Zbardhen infiltrimet në Bashkësinë Islame – Paralajmërimet e Milazim Gashit dolën të vërteta!

Ja si dolën të vërteta paralajmërimet e Milazim Gashit!

Kur Milazim Gashi ngriti zërin për infiltrimet e dyshimta në mesin e bashkësive fetare në Kosovë, shumë zgjodhën të heshtin. Disa e injoruan. Të tjerë e tallën.

Sot, ato që ai i quajti “akte të koordinuara për ta destabilizuar tolerancën fetare në Kosovë” po marrin formë. Emra të caktuar, të lidhur me struktura të huaja si BIA, janë duke u ekspozuar përmes veprimeve që synojnë të përçajnë bashkësinë islame, të minojnë unitetin e saj dhe të nxisin tensione ndëretnike e ndërfetare në vendin tonë.

Kjo nuk është çështje fetare. Është çështje e sigurisë kombëtare.
Kosova është shembull i tolerancës ndërfetare në rajon — dhe pikërisht kjo është ajo që duan ta shkatërrojnë!

Është koha që institucionet të dëgjojnë zërin e atyre që paralajmërojnë me fakte. Të nisë një hetim serioz. Të mbrohet Bashkësia Islame nga infiltrimi politik dhe agjenturor. Të mbrohet paqja që kemi ndërtuar me mund.

Sepse paqja fetare është shtyllë e paqes sonë si shtet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button