
Sot është mbajtur votimi i parë për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), por asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të fituar postin.
Për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm nevojiten të paktën 7 vota, që përfaqësojnë 3/5 e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Në këtë raund të parë, asnjë kandidat nuk i ka plotësuar këto kushte.
Tre kandidatët më të votuar që do të kalojnë në raundin e dytë janë:
Eni Vasili – 5 vota
Xhoi Jakaj – 2 vota
Engjëll Musai – 2 vota
Kandidatët e tjerë, Ermal Hoxha dhe Flamur Buçpapaj, kanë marrë nga një votë secili dhe janë eliminuar nga gara.
Votimi i dytë do të mbahet të premten, ku Këshilli Drejtues i RTSH-së do të vendosë mes tre emrave që garojnë për drejtimin e transmetuesit publik.