
ekretari për Sipërmarrjen në Partinë e Lirisë, Fllohe Vojka, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se premtimi i qeverisë për pasaportën europiane në vitin 2030 është një mashtrim në gjendje deliri.
Sekretari për Sipërmarrjen në Partinë e Lirisë, Fllohe Vojka, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se premtimi i qeverisë për pasaportën europiane në vitin 2030 është një mashtrim në gjendje deliri.
Ai theksoi se një mandat tjetër i Rilindjes do të sillte regres në statusin e vendit kandidat për BE. Kapitulli 27 i negociatave, që lidhet me mjedisin, sipas tij nuk mund të hapet, e jo më të mbyllet nga kjo qeveri. Ai e cilësoi qeverinë aktuale si “narkoshtet” që përjashton profesionistët për të mbajtur në pushtet patronazhistët.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 11 maj.
‘Në këto pak ditë që kanë mbetur që numërohen me gishtat e dorës përpara se Shqiptarët ti drejtohen kutive të votimit me datë 11 Maj, të vazhdosh të besosh dhe mashtrohesh nga qeverisja Rilindase për marrjen e Pasaportës Europiane në vitin 2030, mund të arrihet vetëm në gjëndje deliri si socialistja në Vlorë e cila ju drejtua qytetarëve duke ju thenë që vendi ka arritur majat dhe ka mbetur vetëm për të sjellë hënën në tokë.
Të vetmen gjë që mund të sjellë një mandat tjetër i qeverisjes Rilindase në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, udhehequr nga slogani Vetem Per-Para dhe jo Vetem Perpara i Kryeministrit Rama dhe shpurrës së tij SOROSIANE prej vitesh, ështe kthimi një hap prapa në Statusin e Vendit Kandidat dhe jo në përfundimin e negociatave dhe reformave për tu anëtarësuar’, tha ai.