Lajme

Vlorë, përfundon numërimi i votave: PS bindshëm e para, ndan 12 mandatet me opozitën

Në qarkun e Vlorës ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Socialiste ka dalë fituese me 58.9% të votave të vlefshme, duke ruajtur dominimin në këtë bastion tradicional të saj.

Ndërkohë, koalicioni opozitar PD-ASHM ka arritur të sigurojë 25.6% të votave, duke garantuar një përfaqësim më të kufizuar në krahasim me shumicën socialiste.

Përfaqësimi në Kuvend nga Qarku i Vlorës për mandatin 2025–2029 do të jetë si më poshtë:

Partia Socialiste (9 deputetë):
Bledar Çuçi

Zamira Sinaj

Erjona Ismaili

Pirro Vengu

Nga lista e hapur:

Damian Gjiknuri (10,031 vota preferenciale)

Vullnet Sinaj (8,757)

Ardit Bido (7,360)

Vasil Llajo (4,894)

Brunilda Mersini (4,892)

PD–ASHM (3 deputetë):
Bujar Leskaj

Vangjel Dule

Ina Zhupa

Ky rezultat konfirmon edhe njëherë avantazhin e thellë të Partisë Socialiste në jug të vendit, ndërsa opozita ruan një prezencë të kufizuar, por me figura të njohura politike në radhët e saj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button