Kosova
Kryesore
Vjosa Osmani udhëton drejt Shqipërisë për arsye familjare, jo për protestën e sotme në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur sot për në Shqipëri për arsye personale dhe familjare.
Eskorta e saj është parë duke kaluar kufirin, ndërsa pamjet e momentit janë publikuar në disa media.
Shkuarja e saj në Shqipëri përkon me protestën që do të mbahet sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Megjithatë, nga kabineti i presidentes theksojnë se vizita nuk ka lidhje me këtë tubim.
Nga Kosova janë nisur gjithashtu shumë qytetarë për të marrë pjesë në “protestën gjithëkombëtare”, e cila është thirrur për sot në orën 17:00 në kryeqytetin shqiptar.



